Të mërkurën në orën 12:00 ish-kryeministrit Sali Berisha do i komunikohet zyrtarisht akuza nga ana e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Arben Meçe u shpreh se tashmë shtatori ka nisur me ngjarje të rëndësishme dhe me zhvillime intensive, duke komentuar edhe rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tashmë është zyrtarisht nën akuzë.
“Shtatori është përgjithësisht momenti i zhvillimeve intensive politike. Vjen me një startim përgjithësisht të gjitha lëvizjeve politike”, tha Meçe.
Gjatë intervistës, Frrok Çupi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është një rrezik i madh i stabilitetit në vend.
“Shqipëria është në qendër të vëmendjes të fuqive të mëdha. Bota, njeriu ka një orë të caktuar me të cilën punojnë. Kujtoj dhjetë vite më parë, procesi i Berlinit, vendosi që ta bëjë këtë proces në vitin 2014. Në të njëjtën ditë pasi kishte shpërthyer Lufta e Parë Botërore në Ballkan. Pra dua të them që këto ngjarje si kjo e Berishës, që është një rrezik i madh i stabilitetit në vend dhe është në vëmendje të SHBA. Dhe atyre nuk u shpëton as koiçidençë e datave, kur edhe u përjashtua nga 9 shtatori i 3 viteve më parë. Mund të them që SPAK është në dorë të SHBA”, shtoi Çupi. /abcnews.al/