Bilanci i Ramës: 2019, viti më i vështirë, por 2020 shënon një fillim të ri

AKTUALITET


Në intervistën e parë për vitin që sapo ka nisur 2020, kryeministri Edi Rama deklaroi se viti që lamë pas 2019, ka qenë një vit i vështirë për të si kryeministër, por edhe për Shqipërinë, për të gjitha zhvillimet politike që ka pasur, që nga konflikti i madh politik me një seri protestash me molotov të opozitës, me zgjedhje të bojkotuara nga opozita, me refuzimin e negociatave nga BE e deri tek tërmeti i 26 nëntorit që shënoi 51 viktima. Por kryeministri ka shprehur besimin se viti i ri 2020 do të shënojë një fillim të ri për vendin.

“Në kujtesën time si kryeministër, 2019 ka qenë viti më i vështirë. Një vit që në gjysmën e parë u karakterizua nga një konflikt i madh, nga një ngërç i madh, nga një situatë ku u vumë në pozitivë të vështirë si vend. Dhe pastaj me një palë zgjedhje jo atipike, po realisht të pazakonshme deri në fund. Zgjedhje të bojkotuara nga opozita dhe në një pjesë të madhe të bashkive me një kandidat. Pastaj një tërmet psikologjik, siç ishte refuzimi i çeljes së negociatave me BE. Pastaj me një kulmim tragjik me tërmetin e 26 nëntorit, që krijoi mundësinë e një fillimi të ri. Ky vit që ka filluar do jetë viti i një fillimi të ri, edhe falë shtysës që gjeneroi kjo situatë”, deklaroi kryeministri në TVSH.


RTSH – Emisioni “Java”

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 4. Januar 2020



Skip to toolbar