Bagdadi “në flakë”! Sulmohet me raketa Ambasada e SHBA

AKTUALITET


Tensioni sa vjen e rritet në Irak! Në orët e fundit situata ka degraduar, pasi disa raketa kanë shpërthyer pranë ambasadës amerikane në Bagdad dhe një baze ushtarake amerikane. Lajmi është konfirmuar nga agjencitë kryesore të lajmeve.

Ambasada amerikane ndodhet në atë që quhet “zona e gjelbër” (Green Zone) e Bagdadit dhe ishte në shënjestër të raketës, që shpërtheu në rrugën para godinës. Raportohet se të paktën tre raketa është hedhur në drejtim të një baze amerikane, në Balad, 80 km në veri të Bagdadit. Raketa goditi një shtëpi duke shkaktuar pesë të plagosur.


“Zona e gjelbër” është pjesa e kontrolluar e Bagdadit ku lëvizin dhe banojnë shumë qytetarë perëndimorë, dhe ku gjenden zyrat kryesore diplomatike. Madje, edhe zyrat e qeverisë irakiane janë të vendosura në të njëjtën zonë.

Tri raketa të tjera mendohet se janë hedhur në bazën ajrore “Balad”, ku ndodhen trupat amerikane, 80 km në veri të kryeqytetit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, të cilët citojnë burime nga ushtria irakiane.

Nga informacionet e para mësohet se nuk ka asnjë dëmtim të raportuar në ndërtesën e ambasadës amerikane.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit u shtuan pasi gjenerali më i madh iranian, Qasem Soleimani, u vra nga një sulm me dron teksa udhëtonte me makinën e tij.

Irani premtoi se do të hakmerrej, ndërkohë që presidenti Trump tha se Sulejmani kishte vrarë shumë amerikanë dhe po planifikonte të vriste dhe të tjerë, dhe se Irani s’ka fituar asnjë luftë, por s’ka humbur në asnjë negociatë.




Skip to toolbar