Boris Johnson, përballet sot me mocion mosbesimi

BOTA


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të përballet të hënën me një mocion mosbesimi, pasi deputetët konservatorë i arritën 54 vota, duke kërkuar largimin e tij.

Siç raporton The Guardian, deputetë të partisë së Johnsonit, deklaruan se për ta fituar mbështetjen, kryeministri duhet ta fitojë mbështetjen e të paktën 50 për qind të deputetëve.


Johnson është kritikuar për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Pro Johnsonit ka dalë sekretarja e Jashtme, Liz Truss, e cila shkroi se kryeministri e ka mbështetjen e plotë, derisa ua kërkoi edhe të njëjtën gjë edhe deputetëve konservatorë.

“Ka punuar në tejkalimin e COVID-19 dhe e ka mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus. Ai ka kërkuar falje për gabimet e bëra. Duhet të fokusohemi në rritjen ekonomike”, shkroi ajo në Twitter.




Skip to toolbar