Duka dhe Dukesha e Sussex janë një nga çiftet mbretërore më të preferuar dhe më influencues në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm. Mirëpo me njoftimin e tyre të fundit duket se kanë mërzitur të gjithë britanikët dhe fansat e tyre në botë.
Çifti njoftoi se ato nuk do të lajmërojnë për lindjen e foshnjës së tyre siç kanë bërë të gjithë anëtarët e familjes mbretërore. Ndarja e lajmit është një moment që pritet me emocion dhe interes nga britanikët.
Por Meghan duket se nuk do të ndjek këtë traditë. Ajo do të lind në shtëpi dhe nuk do të ketë njoftim zyrtar në momentin e ardhjes në jetë të foshnjës. Lajmërimi do të jepet vetëm pasi familjarët të kenë mundur të festojnë privatisht.
Një zëdhënës i Pallatit të Kensington tha: ‘Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë mirënjohës për mbështetjen që kanë marrë nga njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, ndërsa përgatiten për të mirëpritur fëmijën e tyre. Lartësitë e tyre mbretërore kanë marrë një vendim personal për të mbajtur planet rreth ardhjes së fëmijës së tyre private. Duka dhe Dukesha presin me kënaqësi të ndajnë lajmin emocionues me të gjithë, pasi ata kanë pasur një mundësi për të festuar privatisht si një familje të re”.