Burgu “313” vatra më e nxehtë e koronavirusit në Tiranë, zbulohen 13 raste të reja

AKTUALITET


Dita e sotme ka shënuar 29 raste të reja në total me COVID-19, 20 prej të cilave janë konfirmuar vetëm në Tiranë.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë.


Ministria e Shendetesise beri sot me dije se “Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren”.

Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.




Skip to toolbar