“Burri im po planifikon të më vrasë”, publikohet letra e princeshë Dianës para se të vdiste

BOTA


Princesha Diana dhe Charles jetuan një martesë, e cila sigurisht nuk konsiderohet si një nga më të lumturat, pasi arritën në pikën e divorcit.

Mirëpo pas vdekjes së “Lady Dee” kanë dalë disa fakte të reja rreth raportit të tyre. Siç është  një letër ku ajo kishte  përshkruante se burri i saj po planifikonte ta vriste. Ish shefi i policisë metropolitane, John Stevens ka zbuluar se ai mori në pyetje Princin Charles për akuzat se ai kishte komplotuar për të vrarë Dianën. 


Charles u intervistua si dëshmitar në 2005, gjatë një hetimi tre-vjeçar mbi vdekjen e Diana në një aksident me makinë në Paris në 1997.

Sipas Guardian, ai u mor në pyetje në lidhje me një shënim që ish-gruaja e tij kishte shkruar në 1995 duke parashikuar që ajo do të vdiste nga “dëmtimi i frenave dhe dëmtimi i rëndë i kokës” në mënyrë që Charles të martohej me ish-dadon e djemve të tij, Tiggy Legge-Bourke. Në atë kohë qarkullonin zëra të rremë se princi dhe Legge-Bourke kishin një lidhje.

Shënimi, i cili iu dorëzua shërbëtorit të saj, Paul Burrell, lexonte: «Unë jam ulur këtu në tryezën time sot në tetor, me mall që dikush të më përqafojë dhe të më inkurajojë të jem e fortë dhe të mbaj kokën lart. Kjo fazë e veçantë në jetën time është më e rrezikshmja. Burri im po planifikon një aksident në makinën time. Dështimi i frenimit dhe dëmtimi serioz i kokës për t’i bërë të qartë rrugën që ai të martohej me Tiggy. Camilla nuk është asgjë tjetër veçse një mashtrim, kështu që ne jemi duke u përdorur nga njeriu në të gjitha kuptimet e fjalës.”

Daily Mail raportoi se Lord Stevens ia lexoi shënimin Charles-it në një takim në Pallatin St James në Londër dhe më pas e pyeti nëse kishte dijeni rreth saj dhe pse princeshë Diana kishte lënë një shënim të tillë.

Princi Charles u shpreh se nuk kishte dijeni të ekzistencës së letrës, madje për herë të parë e ka dëgjuar kur Mirror publikoi një pjesë të saj pas një marrëveshje me Barrell.

Princi i Uellsit nuk u intervistua më si i dyshuar. Versioni i pacensuruar i shënimit nuk u bë publik deri në vitin 2007 në prova të dëgjuara gjatë hetimit për vdekjet e Diana dhe Dodi Al Fayed.




Skip to toolbar