Bushic: Teuta arrin Europën, kemi tre finale para!

SPORT


Tomislav Bushic ishte një nga afrimet e janarit për Teutën, pasi futbollisti kroat u largua nga Flamurtari pasi nuk u pagua. Megjithatë, ndeshjet e luajtura deri më tani me skuadrën durrsake nuk kanë qenë shumë pozitive për futbollistin e Teutës, pasi ka prekur shumë pak rrjetën. Gjithësesi, në një intervistë për Supersport, Bushic ka treguar se ndihet mirë në Durrës dhe beson te arritja e objektivave me skuadrën.

“Me këtë fitore jemi shumë afër objektivave të klubit dhe tashmë e kemi mendjen dhe jemi të përqendruar te ndeshja e radhës me Partizanin, ku synojmë pikët e plota”.

“Mendoj se me Europën janë të gjithë të kënaqur. Janë tre finale dhe duhet që të marrim sa më shumë pikë nga sfidat e mbetura sepse edhe rivalët i kemi shumë afër dhe aktualisht nuk kemi siguruar asgjë”.

“Edhe unë nuk jam i kënaqur me formën time që kam pasur në Durrës. Në fillim kisha probleme, kapa formën fizike, por sërish nuk mu ndanë problemet fizike. E rëndësishme që tashmë jam mirë dhe mendoj se kam dhënë më të mirën time. Jemi gati për ndeshjen e radhës. Natyrisht që barazimi me një ekip si partizani që ka fituar titullin dhe e përgëzoj për këtë, por ne duam 3 pikët. Në Durrës do ta mundim Partizanin”



Skip to toolbar