Buxheti 2021, ‘Ekonomia’ rrëzon Metën

EKONOMI


Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta për kthim në Kuvend të projektligjit për buxhetin e vitit 2021.

Meta së bashku me drejtorin e kabinetit presidencial, Edmond Panariti dhanë një sërë arsyesh se pse buxheti duhej të rishqyrtohej sërish nga Kuvendi.


Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë të gjithë ishin kundër dekretit të Metës përvecc deputetit opozitar Artur Roshi që votoi pro.

Tashmë dekreti i Metës për buxhetin 2021 do të kalojë dhe tek ligjet dhe më pas në Kuvend.




Skip to toolbar