Nis vaksinimi kundër Covid edhe në Kanada

CORONAVIRUS


Fushata e imunizimit kundër koronavirusit nisi edhe në Kanada. Një grua e moshuar ishte e para që mori vaksinën e Pfizer dhe BionTech në Kebek.

Kanadaja, e cili u bë vendi i tretë në botë që nisi vaksinimin e popullsisë, ka listuar si grupe prioritare punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit në qendrat e kujdesit afatgjatë.


Kebeku është më i godituri nga covid-19, mes 10 rajoneve kanadeze. Rreth 50 mijë vetë, pritet të vaksinohen atje deri më 4 janar, siç bënë të ditur autoritetet shëndetësore.

Kanadaja numëron rreth 13 mijë 400 viktima në total, 60 për qind prej të cilave janë shënuar në azile për të moshuarit. Vala e dytë e pandemisë ka detyruar një sërë rajonesh të mbyllin bizneset dhe të kufizojnë grumbullimet sociale.




Skip to toolbar