Bylykbashi: Ajo që është miratuar në Këshillin Politik duhet kaluar pa ndryshime. Duan pazare me dyer të mbyllura

AKTUALITET


Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi tha se në mbledhjen e sotme është dakordësuar për pjesën tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit që ka të bëjë me veprat penale që dëmtojnë zgjedhjet. Ai akuzoi palën maxhorancën se kërkon t’i heqë mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike pasi duan pazare me dyer të mbyllura.

“Opozita siç kishte deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëvjes së 5 qershorit për trajtimin e rekomandimeve të ODIHR-it, çështje me shitblerjen e votës dhe çdo vepër penale që dëmton zgjedhjet. Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll marrëveshja e 5 qershorit sepse është dhe një çështje tjetër për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Ata kërkojnë që t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi do që të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura”, deklaroi Bylykbashi.





Skip to toolbar