Çadra për banorët e Thumanës, solidaritet me ndihma nga qytetarët

AKTUALITET


Disa çadra janë ngritur në Thumanë, ku do të strehohen provizorisht familjet të cilave iu shembën shtëpitë nga tërmeti i mëngjesit të së martës.

Gjithashtu, për banorët që do të strehohen në këto çadra janë dërguar edhe sasi të mëdha me ndihma ushqimore, të siguruara nga autoritetet por dhe nga sensibilizimi i madh i qytetarëve.


Çadrat janë ngritur në një zonë larg pallateve duke shmangur çdo rrezik të mundshëm për të kaluar natën.

Banorët do të kalojnë natën jashtë pasi dhjetëra banesa dhe pallate u shkatërruan nga tërmeti i të martës, që shkaktoi të paktën 21 të vdekur e mbi 600 persona të plagosur. Megjithatë, ky numër mund të ndryshojë pasi operacioni i kërkim-shpëtimit vijon ende.




Skip to toolbar