Cameron thirrje vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të PBB-së

BOTA


Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron e përshkroi sistemin britanik dhe vëllimin e eksporteve të armëve në Izrael si krejtësisht të ndryshëm nga ai i SHBA-së.

“Ka një ndryshim shumë thelbësor midis situatës në SHBA dhe situatës në Mbretërinë e Bashkuar.


SHBA është një furnizues kryesor i armëve për Izraelin, ne nuk e kemi furnizuar me kaq shumë armë Izraelin dhe mendoj se eksportet tona të mbrojtjes në Izrael janë dukshëm më pak se 1% në përgjithësi”, tha Cameron.

Përveç kësaj, Cameron u kërkoi vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 2.5% të PBB-së së tyre përballë sfidave të ndryshme në mbarë botën.

Gjatë një fjalimi që zyra e tij e përshkroi si “të rëndësishme” në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, ministri i Jashtëm i Britanisë, i emëruar nëntorin e kaluar, u kërkoi aleatëve të Londrës të ndiqnin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar.

Aktualisht, vendet anëtare të NATO-s janë zotuar të shpenzojnë të paktën 2% të PBB-së së tyre për mbrojtje, por jo të gjitha vendet e kanë bërë, dhe Britania e Madhe po bën thirrje për më shumë.

Kryeministri britanik Rishi Sunak muajin e kaluar njoftoi një rritje të shpenzimeve ushtarake nga 2.3% në 2.5% deri në vitin 2030.

Samiti i ardhshëm i NATO-s, i planifikuar të zhvillohet në Uashington në korrik, “duhet të gjejë të gjithë aleatët në rrugën e duhur për të përmbushur premtimin që ata bënë në 2014 për të shpenzuar 2%” të PBB-së së tyre për mbrojtje.

“Dhe atëherë ne duhet të vendosim 2.5% si pikë referimi të re për të gjithë aleatët e rinj të NATO-s,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe inovacionit, theksoi ai./abcnews.al




Skip to toolbar