Çavuşoğlu viziton Tiranë: Njihen patentat në Turqi. Organizata FETO, e rrezikshme

AKTUALITET


Shqipëria dhe Turqia firmosin marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit. Lajmin e bëri me dije Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj pas takimit me homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu i cili ndodhet për një vizitë zyrare në Tiranë.

Në konferencën e përbashkët, Cakaj bëri me dije se janë nënshkruar tre marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe njohja e ndërsjellët e patentave.


“Të vlerësojmë mbështetjen e Turqisë, për Kosovën për përpjekjen e në organizatat ndërkohëmbëtare. Dua të risjell në mendje edhe faktin që Shqipëria kryeson OSBE, ai të bashjkëpunimit të Europës Juglindore. të rëndësishme në bashkëpunimin rajonal. Turqia është një nga aleatët më të vyer në NATO, prej shumë vitesh ushtarakët tonë kanë shërbyer krah për krah në Afganistan për sigurinë në atë vend.

Turqia një ndër kontribuesit kryesor në KFOR, për më shumë se 20 vite. Njohim kontributin e Turqisë, që ka mbajtur barrën e milionave refugjatë sirianë. Kontribut i rëndësishëm i sigurisë Europian. Kemi nënshkruar 3 dokumente, memorandumi i mirëkuptimit për shkëmbim të diplomatëve, mundësi për shkëmbim të përvojave. Së dyti edhe deklarata e përbashkët me qëllim luftën kundër terrorizmit dhe së treti për njohjen e ndërsjellë të patentave”, tha Cakaj.

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm turk tha se vizita e tij në vendin tonë është përgatitje për vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ai nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Shqipëri. Jashtë diskutimeve mes dy Ministrave nuk ka mbetur dhe çështja shumë e ndjeshme për Turqinë, gylenistët.

“Nuk kam shifra të sakta sesa fetoxhillarë ka këtu në Shqipëri. Ka disa anëtare dhe ne kemi kërkuar kthimin e tyre. Nuk duam që Shqipëria të jetë një port sigurie për anëtarët e Fetos. Feto në Shqipëri është rrezik, kërcënim për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. E falenderojmë Shqipërinë për çfarë ka bërë, e dimë që nuk është e lehtë.

Ja shpjegova Cakajt dhe do ja shpjegoj dhe kryeministrit Rama. FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet. Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. Vizita ime, përgatitore për vizitën e presidentit tonë Erdogan”, tha Cavusoglu.




Skip to toolbar