Gjiknuri: Jemi në frymën e bashkëpunimit. Bylykbashi: Krimet Zgjedhore t’i hetojë SPAK. Hajdari: Propozimet PD-ja t’i sillte më parë

AKTUALITET


Bashkëkryetari i Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur sot për takimin e Këshillit Politik, që është mbajtur në prani të eksprtëve nga OSBE. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri që është pjesë e Këshillit Politik, tha se janë diskutuar disa propozime nga PD që kanë qenë në nivel teknik.

Patëm disa propozime nga PD, edhe për kuotat gjinore dhe disa problematikave që duan të përfshihen në legjislacion, rolin e Policisë, është një dokument pune. Jemi në frymën për të gjetur bashkëpunimin, dhe jo të kërkojmë çdo lloj kërkese të natyrës politike që nuk përbën sens.  Këto janë gjëra që duhet t’i shikojmë. Korrupsioni zgjedhor është një vepër penale, do e rishikojmë”, tha Gjiknuri.


Nga ana tjetër, deputetja e opozitës së parlamentare, Rudina Hajdari tha se në tryezën e Reformës Zgjedhore, eksperti i tyre do të përqendrohet në ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet e sjella nga PD-ja, Hajdari tha se një pjesë e tyre kishte natyrë politike, për të cilat sqaroi se do të gjendet një e mesme në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Në mbledhje nuk u ra dakord për asgjë konkrete.

“Në përgjithësi ramë dakord dhe treguam vullnetin për punët e javës në vijim. Ishim me ekspertë nga të gjitha fushat. Eksperti jonë, do merret me ndryshimin e sistemit. Kishte edhe propozime të tjera që erdhën nga PD-ja, por vijnë të një natyre politike. Perfeksioni nuk arrihet, por do gjendet konsensusi, që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Pika të rëndësishme që të jenë në plan afatgjatë. Nuk u ra dakord për asgjë, por pati një vullnet të mirë për t’i akorduar ekspertët me njëra-tjetrin dhe si dhe funksionojnë në ditët ne vijim. Propozimet do ishte mirë t’i kishim marrë më herët, që takimet të jenë sa më produktive. Që t’i njohim paraprakisht dhe më pas t’i diskutojmë.  Metodologjia e tanishme nuk është shumë e qartë, duke qenë se duhet t’i plotësojmë afatet, duhet të punojmë shumë intensivisht. Mendoj se do ketë vullnet dhe kërkohet një punë shumë intesive”, tha Hajdari.

Ndërsa përfaqësuesi politik i PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka zbardhur prezantimet e opozitës sa i përket kësaj reforme.

“Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion kka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore”, tha Bylykbashi.




Skip to toolbar