CDU forcon Laschet si kandidat për kancelar

BOTA


Të dyja partitë konservatore gjermane, CDU e CSU po ecin drejt vendimit të përbashkët për kandidatin për kancelar në zgjedhjet e shtatorit. Presidiumi i CDU-së vendosi me një shumicë të gjerë për kreun e partisë, Armin Laschet si kandidat për kancelar. Këtë e konfirmoi kryeministri i landit Hessen, Volker Bouffier pas një takimi në Berlin. Por nuk është marrë vendim, dhe kjo nuk ishte planifikuar tha ai.

Laschet vetë konsultohet të hënën me kryesinë e partisë, CDU. Vërtet që kreu i CDU theksoi se me kreun e CSU-së, Markus Södër është rënë dakord që të mos merret vendim, por edhe një “rekomandim” i instancave në qarqet e Unionit, konsiderohet si i rëndësishëm. CSU në takimin e saj pasdite konsultohet, nëse e mbështet kandidaturën e Söderit. Të dielën Laschet dhe Söder bënë të ditur, pas një takimi të kryesive të grupit parlamentar, CDU e CSU se të dy janë të gatshëm të pranojnë kandidaturën për kancelar. Në një kohë që minsitrja e CDU për Bujqësinë, Julia Klöckner u shpreh se ajo preferon një vendim të shpejtë, kreu i CSU, Markus Söder, tha se vendimi do duhet të merret në ditët e ardhshme.


Deutschland Köln 2020 | Markus Söder, MP Bayern & Armin Laschet, MP Nordrhein-Westfalen

Kreu i CSU-së, Markus Söder kryeson sondazhet krahasuar me Armin Laschet. Por Söder vetë është shprehur, se se një vendim për këtë çështje duhet të bindë edhe anëtarët dhe përkrahësit e të dyja partive./dw




Skip to toolbar