Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve për 48 orë, për kandidatët do duhen…

Më të fundit


Kryekomisioneri i Ilirjan Celibashi tha në Report Tv se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për partitë politike dhe nga sa mandate kanë fituar do të dalë brenda 48 orëve, ndërsa sa i takon kandidatëve fitues do marrë më shumë kohë, 6 ditë deri në 1 javë.

“Procesi i rezultatit është e përcaktuar në kodin zgjedhor, brenda 48 orëve të kemi rezultatin për subjekte zgjedhore dhe numrin e mandateve për çdo subjekt zgjedhor. Procesi për kandidatë fitues do të marrë edhe rreth 6 ditë deri në një javë. I gjithë procesi i vlerësimit të fletëve të votimit do të filmohet’, tha Celibashi.


Në 5199 qendrat votimit në gjithë vendin do kenë kamera vëzhguese. Celibashi tha se janë marrë masat që qytetarët të njihen me listën e kandidatëve dhe emrat, ndërsa shtoi se fshehtësia e votës është e siguruar dhe nuk do të kapet nga kamerat e vëzhgimit, por ato do të filmojnë hyrje daljet në qendrën e votimi dhe çdo detaj tjetër, që më pas do të përdoren si materiale ekzaminuese nëse do të ketë kontestime nga ndonjë parti.

“Në qendrat e votimit nuk do të vëzhgojnë procesin e votimit të votuesve. Siguria  e fshehtësisë së votës do të jetë e sigurt 100 % , por kamerat do të filmojnë hyrje daljet në qendrat e votimit dhe më pas këto filmike do të shërbejnë nëse do të kenë kontestime. Në të gjithë qendrat e votimit do të vendosim kamera vëzhgimi. Kur të shpërndahet baza materiale e votimit do të dorëzojë edhe kamerat vëzhguese që do të jenë lehtësisht e instaluar dhe  thjeshtë do të vendoset në një pozicion të caktuar të qendrës së votimit duke mos cenuar fshehtësinë e votës”, tha Celibashi.




Skip to toolbar