Çfarë ndodhi në Kavajë, dinamika e plagosjes

AKTUALITET


Zbardhen detaje të reja nga plagosja e sekretarit të Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni. Policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim.

Kështu, siç mëson gazetarja Bezat, përveç Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.


Troplini dhe shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD dhe e kanë dhunuar me grushte sekretarin demokrat. Më pas, ka shkuar Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të plagosur.




Skip to toolbar