ARRSH ka informuar se të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, ndërkohë që kujdes duhet pasur nga ngricat, sidomos në Rajonin Verior. Në aksin rrugor ‘’Kuven- Vasije’’ thuhet se ka pasur reshje bore deri në 4-5 centimetër të shoqëruar edhe me erë të fortë në formë cikloni.
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme me akset rrugore ku disa prej tyre po spërkaten në vendet ku ka akull e ngrica. Në Jug, ARRSH informon se nuk ka pasur reshje bore, por në Dardhe të Korçës dhe Qafë Qarr të Kolonjës ka pasur erë të fortë. Theksohet se problemi kryesor gjatë natës kanë qenë temperaturat e ulëta me minus si dhe era e fortë.
