Turizmi, rekord të ardhurash/ Të huajt shpenzuan 874 milionë euro vetëm në janar-mars

EKONOMI


Turizmi konfirmohet edhe për këtë vit një ndër sektorët më të rëndësishëm te ekonomisë shqiptare.Vetëm në periudhën janar –mars   vendi ka përfitur 874 milionë euro nga turistët.Të dhënat janë publikuar nga Banka e Shqipërisë e cila thekson se për tremujorin e parë 2025, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 874 milionë euro duke pësuar një rritje me 11% krahasuar kjo me një vit më parë ose e përkthyer në vlerë 86 milionë euro më tepër.kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të udhëtarëve përbën faktorin përcaktues për këtë ecuri.Shqipëria ka pritur 2.45 milionë turistë gjatë këtyre 4 muajve të parë të vitit 2025.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend kanë ardhur rreth 12 mijë turistë më shumë ose  5% më tepër. Në të njëjtën kohë, shpenzimi ditor I turistëve  ka shënuar rritjenëse e krahasojmë me të njëjten periudhë të një viti më parë.

Kjo është një shifër shumë optimiste duke marrë parasysh se bëhet fjalë për periudhën janar-mars, ndërkohë që parashikimet janë për një rritje edhe më të madhe gjatë pikut të sezonin veror. Nga ana tjetër, udhëtarët shqiptarë dhe të huaj kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 579 milionë euro. Shërbimet e udhëtimit gjenerojnë respektivisht 58% të flukseve valutore në hyrje dhe rreth 72% të shpenzimeve të kategorisë së shërbimeve.

Sipas raportit të bilancit të pagesave  të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri rreth 5 miliardë euro.



Skip to toolbar