Çupi: Berisha po paguan ‘asprat’ për viktimat e tij

Më të fundit


Nga Frrok Çupi

SPAK dje i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”. Kuvendi nga ana e tij do nis procedurat referuar kërkesës, ndërsa Berisha ka akuzuar sërish Ramën për asgjesimin e opozitës. Si i shihni zhvillimet dhe a do ti përgjigjet Berisha urdhërit për “arrest shtëpie”?


Shqipëria po aplikon Drejtësinë. Kjo ndodh për herë të parë që nga Mesjeta Skënderbeiane. Vendi ynë është rropatur përmes Drejtësisë kanunore dhe zakonore, që për të thënë të vërtetën ishte një manifestim i demokracisë para-politike.

Megjithatë, le të vijmë në ditët tona. Prokuroria Speciale i ka kërkuar Kuvendit leje për të burgosur Sali Berishën ose në qeli, ose me burgim në shtëpi. Një burrë në moshë dhe pasi kishte shërbyer si kryeministër e si president i vendit, nuk pranoi të bindet vendimeve të Gjykatës Speciale. Atëherë Prokuroria vendosi të kërkojë nga Kuvendi lejen ‘për burg’. Ja ku jemi. Nesër ose pasnesër, Berisha do të mbyllët në burg.

Berisha do të jetë në një burg, por ka kryer shumë krime. Si do të lahet kjo: Një burg me shumë krime? Por kjo është sot, secili paguan ‘asprat’  para viktimave të tij. Shumica absolute e shqiptarëve e presin me gëzim burgosjen e Berishës. Sepse ka kryer shume krime kundër njeriut dhe kundër vendit. Por gëzimi më i madh është ky: Askush nuk është mbi ligjin.

Secili do të përgjigjet para ligjit për çdo krim të kryer. Po të ishte Shqipëria në Afrikën e varfër e kriminale ku e kishte katandisur Berisha, tani do të ishim duke kërcyer e fërshëllyer me gëzimin që solli SPAK. A do ti përgjigjet Berisha vendimit të Gjykatës?, pyesni ju. Po kush e pyet Berishën? Asnjë kriminel nuk ka dëshirë të shkojë në burg, asnjë prej tyre nuk pyetet para ligjit. Pse u dashka pyetur Berisha?

Në Kongresin e PS-së, ajo që u vu re ishte një panel i gjatë me folësa që si kryefjalë kishin “arritjet e Ramës” dhe më pas fjala e kryeministrit. Nuk pati asnjë lëvizje në qeveri apo strukturat e partisë, ndonëse shumë nga të pranishmit prisnin ndonjë surprizë, për mirë ose për keq. Si duhet lexuar kongresi i PS-së?

Kongreset e partive në sistemin demokratik lexohen si punë brenda partive. Fatmirësisht nuk jetojmë epokën kur Kongresi i Partisë bëhet regjim për ne, për popullin dhe individin. Kongresi i PS besoj se lexoxet, nga jashtë, si një festë politike.

Aty mblidhen aktivistët në një relaks politik e shoqëror, flasin, tregojnë sukseset, dëshmojnë vështirësitë, krahasohen me njëri tjetrin, konfidojnë në prapaskenë dhe pastaj shpërndahen nëpër punët  e tyre.

Në kongreset e partive komuniste ribëhet qeveria, ribëhet lidershipi, numërohen suksese të paqena, u vihet gishti armiqve të klasës dhe mbi këtë bazë vazhdon lufta deri në Kongresin tjetër. Planet pesëvjeçare caktohen në Kongres. Me këto plane zgjohet e fle populli çdo ditë, derisa vjen plani tjetër.

Nuk kishte e nuk ka pse të presim formatim të qeverisë në një kongres të Partisë. Jemi në demokraci, të paktën në sistem demokratik. Ne që jemi jashtë partisë, të paktën kemi shansin që në PS të shikojmë spektakle të bukura, edhe në Kongrese. Sigurisht nuk kishte luftë, për fat të mirë.

Në anën vizuale në Kongresin e PS-së, në pjesën më të dukshme ishte logo: “PS 2030”… Kjo ishte mënyrë për të demoralizuar edhe më shumë kundërshtarët politik që kjo mazhorancë do vijojë edhe përtej dy mandateve, apo vërtetë Rama mendon se pushtetin do e vijojë edhe për dy mandate tjera radhazi?

Deviza ‘PS 2030’ përfaqëson ‘planin 7 vjeçar’, jo planin 5 vjeçar. Ju po pyesni se e thua PS mendon se do të jetë në pushte edhe në vitin 2030.

PS ose edhe një parti tjetër po të ishte, do të jetë në pushtet aq sa të plotësojë objektivat e demokracisë, aq sa të bëjë punë të mira për vendin, aq sa të ketë marrëveshjen me qytetarët se po punon mirë dhe në shërbim të tyre.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë në këtë nivel kaq të mirë sa sot. Ka siguri të jetesës, ka autoritet në botë, ka afërsi me Europën dhe Perëndimin, është një vend ku po tërhiqen miliona qytetarë në botë, është një shtet në Ballkan ku mbështeten projektet e Perëndimit për paqe e siguri në rajon. Shqipëria ka ndryshuar plotësisht, në rrugë progresive.

Është nga më të bukurat mes shoqeve. Kjo është arsyeja që PS do të jetë në 2030, në 2050, në 3000. Kur të jetë një ‘dorë’ tjetër, dmth., një fuqi tjetër politike që ti arrijë e ti kalojë këto arritje, atëherë do të quhet ‘Ajo tjetra 2030’. Por nuk ka sot. As shikohet në horizonte. Njeriu do që të jetojë mirë e qetë, dhe kjo është ‘ Partia’  që voton njeriu edhe 100 vjet.

Duket se Rama është më i fortë se kurrë, me një mazhorancë të stabilizuar në Parlament, një qeveri që e kontrollon tërësisht, pushtet lokal gjithashtu dhe opozitë të shkërmoqur. Përderisa kundërshtarët politik nuk e rrezikojnë, kush mund ta “rrezikojë” Ramën, ku edhe brenda partisë nuk ka asnjë zë kundër, ose një lobim të brendshëm në PS që kërkon “vendin e Ramës”?

Nuk mendoj se forca e Ramës lidhet me kundërshtarin, as me kundërshtarin e dobët. Rama është lider i një mazhorance që mori mbi shpatulla fatin e vendit, jo sot, por që në vitin 1997, kur PD e Berishës shkatërroi vendin.

Ishte kryeministër Fatos Nano që shërbeu si një infermiere mbi trupin e sakatuar të vendit, dhe arriti ta bëjë njeriun që ti besojë njeriut dhe shtetit. Sepse njeriu ishte bërë tmerr për njeriun.

Rama është kryeministër i dytë si përfaqësues dhe lider i PS. Ai e ka forcën te puna dhe te dashuria për vepra të mira në dobi të vendit. Gjithë kjo bukuri shqiptare sot ka dorën e Edi Ramës. Kjo është edhe maxhoranca e tij; nuk është thjesht maxhorancë politike.

Në fjalimin mbi 90 minuta, kryeministri u ndal gjatë tek drejtësia e re. Vijon të theksojë se ajo u krijua nga PS dhe jo nga SHBA. A është e vërtetë kjo? Po deklarata: “Jemi Republika e Shqipërisë dhe jo republika e prokurorëve dhe gjyqtarëve”, si duhet lexuar.

Drejtësia e re duhet lexuar si oksigjen i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ishim duke na u ndalur fryma. Po an shkatërronte jetën secilit ajo monster që ndërtoi si “Drejtësi” vetë Sali Berisha me bimbashët e tij. Sigurisht që edhe Drejtësia e Re ka një rrugë tmerrësisht të vështrië.

Ka nëpër këmbë hendeqet e vjetra, ka krimin  shtetëror të një periudhe që sajoji Drejtësinë e Plepave dhe të organizatës kriminale qeveritare. Jemi në një moment kthese të madhe që mund të konsiderohet si Lindja e Drejtësisë.




Skip to toolbar