Ç’zbuloi policia nga ekzaminimi i kufomës së Sherif Mukajt. U gjet i dekompozuar në malin e Gramozit

AKTUALITET


Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi trupin e dekompozuar që u gjet dy ditë më parë në malin e Gramozit të Kolonjës.

Blutë e Korçës njoftojnë se nga “këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit”.


Ndërkohë në vendngjarje s’është gjetur asnjë gëzhojë apo predhë armë zjarri, por vetëm një zhup brenda të cilit kishte një celuar.  

Dyshohet se trupi i dekompozuar i përket 29-vjeçarit Shefrif Mukajt, banues në fshatin Starje, i cili rezulton i zhdukur prej muajit nëntor të vitit të kaluar.

“Mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatës”, raporton policia.

Zhdukja e të riut u denoncua nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariatit të Policisë Kolonjë.

Njoftimi i policisë

Informacion shtesë në lidhje me trupin e dekompozuar që u gjet dy ditë më parë në malin e Gramozit.

Në vijim të informacionit paraprak të datës 11.06.2022, i cili bën fjalë për gjetjen e një kufome të seksit mashkull, të dekompozuar, në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”, në malin Gramoz, Kolonjë, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e viktimës, nga këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Nga kontrolli i ushtruar në vendngjarje, nuk është gjetur gëzhojë apo predhë arme zjarri. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se trupi i përket shtetasit Sh. M., 29 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, i cili rezulton i larguar nga banesa që pas kallëzimit të bërë nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariatit të Policisë Kolonjë.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.




Skip to toolbar