“Dakordësitë politike, të pritshme nga qytetarët”/ Deputetja Çupi: Përçarja e PD-së? Ia kemi bërë vetes

Më të fundit


Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se dakordësitë politike mes mazhorancës dhe opozitës janë gjithmonë të pritshme nga qytetarët.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se vetë ata janë përgjegjës për përçarjen e Partisë Demokratike.


“Dakordësitë politike janë gjithmonë të pritshme nga qytetarët. E vërteta duhet pranuar, që shumica e opozitarizmit është në krah të zotit Berisha, që shumica e Grupit Parlamentar është në krah të zotit Berisha, nuk mund të bësh sikur nuk e shoh dhe sikur nuk e kuptoj. Në momentin që janë të gjitha strukturat në të gjithë Shqipërinë, ku fitohen disa bashki nga zoti Berisha, ku ka struktura në të gjithë Shqipërinë, ka Grupin më të madh Parlamentar, ne që ishim në mes u bashkuam për të dhënë qasjen e bashkimit, mos të harrojmë që kemi një qeveri përbindësh përballë, mos harrojmë që shqiptarët ikin jashtë.

Kush po e drejton këtë vend?

Ne kemi raporte të OSBE regresive këto 10 vitet e fundit. Unë jam opozitare. Në momentin që u lanë mandatet, kishte një tërheqje dhe frikësim të mazhorancës. Ne vetë ia kemi bërë vetes, jemi të përçarë, ndërkohë që kemi një qeveri, kryeministër, sistem super të korruptuar”, theksoi ajo./abcnews.al




Skip to toolbar