DASH paralajmëron qëndrim të shpejtë ndaj “njoftimit” të Metës

Më të fundit


Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Shqipëri pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet dhe paralajmëron qëndrim të shpejtë mbi këtë çështje, që ka tronditur, jo vetëm politikën shqiptare, por edhe faktorin ndërkombëtar.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.


Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër. Bie në sy që në asnjë rresht lajmi i VOA dhe citimi i zëdhënësit të DASH, nuk i referohet veprimit të Metës si dekret, por si një vendim apo njoftim, duke lënë të kuptohet se qëndrimi amerikan mbi Metën para se të jetë politik, do jetë një leksion kushtetues nga Amerika, për presidentin e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.




Skip to toolbar