DEA, në Shqipëri për luftën kundër drogës: Të punojmë bashkë, të dhënat të fshehta

AKTUALITET


Agjencia amerikane të luftës kundër drogës DEA kërkon ndihmën e shqiparëve. Ambasada e SHBA njofton se DEA ka hapur një linjë të ri sinjalizimit për Shqipërinë.

DEA nxit këdo që ka informacion në lidhjet me trafikun e informacionit të pastrimit të të ardhurave nga droga e informacionit në personelin e DEA-s.


Njoftimi i ambasadës:

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.




Skip to toolbar