“Debat që ka kaluar çdo lloj limiti, muhabet rruge”, Minxhozi: Provokim i Metës, Dumani merret me fakte

Më të fundit


Drejtuesi i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani ka rrëzuar akuzat e Ilir Metës se ishte takuar me ish agjentin e FBI-së, Charls McGonigal.

Kreu i SPAK i mohoi këto akuza si të pabaza. Por Ilir Meta nuk e frenoi dozën e akuzave ndaj Altin Dumanit, madje e etiketoi kreun e SPAK-ut si kushëri të një tjetër personazhi në SPAK, Nuredin Dumanit. Lidhur me këtë çështje është diskutuar në mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Real Story”, ku analisti Skënder Minxhozi ka deklaruar se Meta e provokoi Dumanin, por ky i fundit merret me fakte dhe nuk ka nevojë të bëjë deklarata.


Ai e ka konsideruar këtë debat si muhabet rruge, pasi ka kaluar çdo lloj limiti.

Minxhozi: Dumani u ftua në një debat që ka kaluar çdo lloj limiti të pranueshëm. Është edhe më e rëndë se folklor, është një muhabet rruge, nuk mund të quhet dhe muhabet kafeneje. Janë kërcënime nga një zotëri që në të gjitha sondazhet e fundit që unë kujtoj del me preferencë njëshifrore. Dumani hodhi poshtë anën faktike të akuzave të Ilir Metës. Dumani flet me vepra, nuk ka nevojë të futet fare në debatin e ndyrë politik. Ftesa dhe provokimi i Ilir Metës ishte për ta tërhequr SPAK-un dhe me një fjalor që nuk i takon kurrësesi një organi akuze që merret me faktet dhe me letrat, nuk ka nevojë të bëjë deklarata. Dumani ka bërë gjënë e drejtë, duke hedhur poshtë dhe takimin me MCGonigal.

Zheji: Nga mënyra se si e tha Meta, që ishte provokacion politik unë bie dakord. Ai përgenjeshtroi ish-kreun e shtetit, Ilir Meta dhe jo politikanin Ilir Meta./abcnews.al




Skip to toolbar