Aksident i dyfishtë në aksin Fushë Krujë-Vorë, 3 persona mbeten të plagosur

AKTUALITET


Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Fushë Krujë-Vorë, afër vendit te quajtur Ura Gjole.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetra, teksa kanë mbetur të plagosur 3 persona. Mësohet se njëri prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës.


Mendohet se shkak i aksidentit është lagështira ne rrugë. Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje./abcnews.al




Skip to toolbar