Demalia: Shqiptarët nuk ballafaqohen me të keqen, Rama me natyrë rebele, ka uzurpuar institucionet

Më të fundit


Analisti Ilir Demalia ishte i ftuar përmes një lidhje “Skype” në studion e emisionit “Real Story”. Ai foli mbi klasën intelektuale në Shqipëri, që sipas tij, është inegzistente.

Demalia thotë në Shqipëri s’ka persona që përballen me të vërtetën dhe të ballafaqohen me të.


“Ne nuk ballafaqohemi, bota ballafaqohemi me të keqen. Ky vend ka pasur skllavëri, ne zgjidhemi në marrëdhënien e njerëzve me ngjyrë dhe të bardhë. Kur problemet nuk ballafaqohen mbeten aty. PS nuk është se ka kualitet më të madh, Rama ka natyrë më rebele, por në themel s’ka krijuar institucionet e shtetit, përkundrazi i ka uzurpuar ato.

Kjo klasë politike sot e ka bjerrë të drejtën me fol, por të paktën të heshtin. Unë merrem prapë me këto, sepse nuk rrinë dot, sepse janë po ato mite të regjimit komunist, po ato bashkëpunëtorë që janë studio-studio e flasin për opinion, bëjnë moral. Ata që janë shërbëtorë të regjimeve politike dalin aty, kjo nuk vazhdon ashtu. Kamy thotë se intelektuali është si ka raportin mes lirisë dhe mes të drejtës. A kemi intelektualë që hapen në studio televizivi të flasin si intelektualë. Intelektual nuk është se je një talent që bën një kulturë, por intelektuali futet në bashkëbisedim. Pra, ne kemi njerëzit e filmit. Ne prapë vazhdojmë po me ato filma të realizmin, mbajmë atë letërsi. Unë s’jam me atë që mbajti regjimi”, tha Demalia.




Skip to toolbar