Varianti Delta kërcënon Europën, Portugalia rikthen kufizimet

BOTA


Portugalia është një nga vendet e para të BE që rikthen kufizimet prej kërcënimit nga varianti Delta.

Qeveria ka paralajmëruar se do të vendosë një shtetrrethim gjatë natës nga ora 23:00 deri në orën 05:00.


Ndërkohë shteti iberik është në sezon turistik dhe varianti Delta po e rrezikon jo vetëm atë, por gjithë Europën.

Situata e pandemisë është përkeqësuar në Portugali teksa vendi tashmë duket se po rikthehet prap tek kufizimet.




Skip to toolbar