“Demokratët e qelbur…”, Rama shpërthen ndaj banorit: Si s’të vjen turp, largohu

AKTUALITET


Gjatë takimeve që zhvilloi në Laç me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë ankuar kryeministrit jo vetëm për dëmet e tërmetit por edhe për halle të tjera.  Pasi ishin mbledhur në një lokal në Laç, situata ka precipituar, kur një banor lëshoi akuza dhe ofendime për Partinë Demokratike, duke i cilësuar përfaqësuesit e saj ‘të qelbur’ që sipas tij i kishin hequr nusen e djalit nga puna.

Kaq ka mjaftuar që kreu i qeverisë të reagojë me ashpërsi, ndërsa ka kërkuar që banori të largohej nga salla, pasi ai nuk mund t’i pranonte këto ofendime.


DEBATI

Banori: O kryeministër, kam një hall.

Rama: Ça e ke atë revole?

Banori: S’maj revole.

Rama: Ça halli ke?

Banori: Kam nusen e djalit tim, ka pas punuar tek Elektriku. Edhe ka punuar me ndërgjegje, por ma ka hequr nga puna demokrati i qelbur.

Rama: Të lutem, nuk i pranoj këto.

Banori: Ah s’i pranon?! Ata i njeh tërë Laçi.

Rama: Të lutem. Mbylle këtë muhabet.

Banori: E kanë hequr me të padrejtë nga puna.

Rama: O xhaxhi po na shqetëson. S’kam ardhur për këtë gjë këtu. Mos më përmend mua ‘demokrati i qelbur’. Të lutem

Banori: E kanë hequr

Rama: Nuk e pranoj këtë bisedë, boll! S’kam ardhur për këtë punë

Banori: Si s’ke ardhur për këtë punë?

Rama: S’kam ardhur për këtë punë.

Banori: Të lutem shumë, më fut nusen në punë

Rama: Nuk ta fus. Nuk merrem unë me futje nusesh në punë, Nusja ta kërkojë punën vet, dhe jo t’i dalë vjehrri ta kërkojë

Banori: E kanë djegur kot. Është e papunë. Me 40 mijë lekë

Rama: O xhaxhi a do ta lëmë këtë muhabet?!

Banori: Si ta lëmë? Ajo është pa bukë.

Rama: Unë nuk fus dhe nuk heq nga puna

Banori: Ke futur në punë ca hajdutë…

Rama: Të lutem shumë mos na shqetëso. A ka mundës të ikësh tani. Më tregon mua këtu ‘demokratë të qelbur’. Ik largohu tani. Na prishe gjithë bisedën. Mos na shqetëso. Muhabet kot. Oh Zot. Si nuk i vjen zor. Më tregon mua; “nusja në punë, nusja pa punë”.




Skip to toolbar