Zela ikën nga AKEP, letër Ruçit: Kam pasur presione

AKTUALITET


Një ditë më herët Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela paraqiti dorëheqjen e tij nga posti i drejtuesit të këtij institucioni ndërsa të mërkurën është bërë publike letra e dorëheqjes që ai i ka dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për dijeni edhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulat Balla.

Në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi, Zela thotë se ka pasur presion të vazhdueshëm, nga interesat monopoliste, duke mos dhënë detaje të mëtejshme se kush fshihet pas këtyre presioneve, por ka theksuar se ai nuk ka lejuar në asnjë moment që interesat publike të në nëpërkëmben. Zela thotë se ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i këshillit mbikëqyrës të AKEP.


“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”,-shkruan Zela në letrën e dorëheqjes së tij.




Skip to toolbar