Derbi kryeqytetit, Shehi: Tirana luan për tre pikët; Daja: Fitorja ka një bonus psikologjik

Më të fundit


Partizani dhe Tirana përballen nesër në derbin e kryeqytetit, teksa në ditën e sotme trajneri i të kuqve Ilir Daja dhe ai i bardhebluve Orges Shehi dolën në konferencë për shtyp për të folur për këtë duel.

“Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri-tjetrin, në këto momente që jemi, pritshmëritë do jenë të mëdha. Rivaliteti është maksimal. Jemi më lart se kundërshtari në përballje direkte, duhet të motivohemi njësoj si në derbit e tjerë. Të menaxhojmë motivimin, që të mos ndikojë në lojë. Nuk e besoj se është udhëkryq, është një bonus i madh fitorja në derbi. Nëse shikojmë përballjet, edhe të tjerët kanë përballje direkte. Besoj që nuk do jetë vendimtar vetëm 3 pikët në derbi, por çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk na interesojnë më kundërshtarët”, u shpreh trajneri i Partizanit Ilir Daja.


Ndërsa tekniku i bardhebluve Orges Shehi deklaroi:

“Sigurisht që është ndeshje e rëndësishme. Na ndajnë vetëm 4 javë nga mbyllja e kampionatit, javët ikin. Shpresoj të bëjmë mirë dhe nesër të marrim 3 pikët.

Unë mendoj që në futboll nuk ka këtë sezon apo tjetrin. Ka momente dhe momenti është nesër. Nuk duhet të mendojmë se bota rregullohet rreth nesh dhe të marrim 3 pikë. Duhet të menaxhojmë energjitë për t’u paraqitur sa më mirë nesër.

Ne realisht po kalojmë një moment të mirë. Në shumë ndeshje po shfaqemi mirë, po marrim pikë, pavarësisht se mund të merrnim më shumë. Këtë moment të mirë duhet ta tregojmë edhe nesër. Është ndeshje e rëndësishme. Është çelësi i të gjithë objektivit, pas kësaj janë vetëm 3 ndeshje.

Duke ditur rëndësinë që ka derbi, mendoj se është pika kyçe e këtij sezoni. Duhet të bëjmë më të mirën, për të arritur aty ku duam, në Europë. Për skuadrën që drejtoj, ne futemi në fushë gjithmonë vetëm për fitore. Derbi i ka të gjitha rezultatet, por ne luajmë vetëm për fitore”, nënvzioi trajneri i Tiranës Orges Shehi.




Skip to toolbar