Dështon atentati në Shkodër. Qëllohet me armë zjarri drejt makinës së një 30-vjeçari

AKTUALITET


Një person mësohet se i ka shpëtuar një atentati ditë ne sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshtin Vukatan në Shkodërt, mesditën e sotme.

Mësohet se dy persona, mes tyre një femër e veshur me bluzë të bardhë, kanë qëlluar me armë zjarri, nga një motor i llojit “Papaq”, në drejtim të një mjeti, brenda të cilit ndodhet një person.


Ky i fundit, ka shpëtuar pasi asnjë nga plumbat nuk e ka kapur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me rrethanat e atentatit.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.




Skip to toolbar