Detaje nga plagosja e 36-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori! Si nisi sherri

AKTUALITET


Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë.

Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë në plagosjen e Arbër Gorgejas, 36 vjeç teksa lëvizte me makinë.

I plagosuri mësohet se ka qëlluar me grusht për motive të dobëta Eqerem Kazazin në Kavajë për motive të dobëta.

Autori i dyshuar është identifikuar si Erkid Kazazi, emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij.“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë vijuar veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 30.05.2025, në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Kid Kazazi, 30 vjeç, banues në Kavajë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, të datës 30.05.2025, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi K. K., duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi Arbi Gorgea, 36 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, shtetasi Arbi Gorgea mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15 vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.”-njofton policia.



Skip to toolbar