Detaje tronditëse, copëtoi gruan me thikë, burri u hodh nga pallati me pranga në duar

AKTUALITET


Librazhdi u trondit nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e të premtes. Një 53-vjeçar, Daut Gjokola, masakroi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Luljeta Gjokola 49 vjeçe dhe më pas u hodh nga ballkoni i apartamentit, duke u vetëvrarë. Ngjarja e rëndë mbetet ende nën hetim nga grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e krimit makabër, ndërkohë që detaje tronditëse kanë dalë pasditen e të shtunës. Sipas Report Tv, mësohet se Daut Gjokola pasi ka shkuar në banesë së bashku me bashkëshorten e tij, ka nisur një debat të ashpër.

Pak më pas në shtëpi ka shkuar djali i tyre, i cili është përballur me skenën e frikshme, pasi babai i kishte copëtuar gjymtyrët nënës së tij. Djali në gjendje shoku ka kërkuar ndihmë te komshinjtë në pallat, të cilët mësohet se kanë lajmëruar dhe policinë. Duke qenë se ngjarja ndodhi në një pallat në qendër të qytetit të Librazhdit, uniformat Blu kanë shkuar shumë shpejt në vendin e ngjarjes, duke arrestuar Daut Gjokolajn.


Por, sipas Report Tv, gjatë kohës që policia ka qenë duke pritur grupin për ta shoqëruar në komisariat, Daut Gjokola u ka shpëtuar dhe me pranga në duar është hedhur nga pallati duke gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme. Ngjarja e rëndë tronditi Librazhdin, ndërsa mësohet se çifti njihej për qetësinë dhe maturinë nga banorët e qytetit. Ndërkohë, paraprakisht mësohet se arsyet që çuan Daut Gjokolën të vriste bashkëshorten e tij, kanë qenë xhelozia, por kjo pistë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.




Skip to toolbar