Dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjedhje, arrestohen tre persona në Sarandë

AKTUALITET


Dy të rinj janë arrestuar në Sarandë, pasi kanë vjedhur banesën e një shtetasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një shtetas tjetër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit B. M., 28 vjeç, dhe Sh. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në datën 12.02.2021, në Sarandë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e një shtetasi disa materiale.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi K. K, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.




Skip to toolbar