Digjen 2 automjete gjatë natës, shoqërohen 4 adoleshentë!

AKTUALITET


Katër adoleshentë i kanë vënë flakën dy automjeteve në Korçë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në lagjen nr.4 dhe lagjen nr.14.

Sipas njoftimit të policisë ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve Gabriel Caka dhe Joni Gishto, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia nga veprimet e para hetimore ka identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes.


Në bashkëpunim me njëri-tjetrin K.Sh., 18 vjeç, dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar dyshohet se dogjën automjetet pas një konflikti për motive të dobëta me pronarët e automjeteve dy javë më parë.

Të katërt janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Ndërkohë gjyshja e një prej pronarëve të automjeteve tha për mediat se nipi i saj kishte pasur konflikt me disa djem.

Nga pamjet e marra prej kamerave të sigurisë, duken katër të rinj që i hedhin benzinë pjesës së përparme të automjetit dhe më pas e ndezin flakë.




Skip to toolbar