Digjet automjeti gjatë natës në Vlorë, në pronësi të shefit të paraburgimit

AKTUALITET


Një automjet Nissan me targa AA 091 NB u dogj natën që lamë pas në Vlorë

Mësohet se automjeti ishte në pronësi të shefit të paraburgimit të Policisë Vlorë, Feim Alisinanit.


Kamerat e  sigurist kanë pikasur dy autorët që thyen xhamin dhe i kanë vendosur flakës. Automjeti është djegur totalisht teksa Policia vijon punën për të kapur autorët.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar