Digjet një farmaci në Vlorë gjatë natës, dyshohet e qëllimshme 

AKTUALITET


Një farmaci është djegur gjatë natës në bulevardin Vlorë-Skelë, rreth orën 02:30 e natës. Dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme, mirëpo shkaqet nuk dihen ende.

Ndërkohë, dyshimet e para janë që i kanë hedhur lëndë djegëse. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.


Njoftimi: 

Më datë 03.10.2022, gjatë natës, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një subjekt privat “Farmaci”, në administrim të shtetases R. I, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale




Skip to toolbar