Salianji interpelancë me ministrin e Brendshëm për sigurinë publike/ Balla: 2023, niveli më i ulët i vrasjeve

AKTUALITET


Deputeti i PD-së, Ervi Salianji ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për sa i përket sigurisë publike në vend.

Teksa parashatroi pyetjet e tij, Salianji tha se “duket sikur sovraniteti i është dorëzuar bandave” dhe se “Ministria e Brendshme është e pafuqishme për të reaguar”.


Ndërsa ministri Balla u shpreh se viti 2023 ka pasur nivelin më të ulët të vrasjeve.

Çdo operacion policor që synon të godasë trafikun e drogës ka mbështetjen tonë. Kjo interpelancë ka një kontribut të rëndësishëm. Në këtë operacion si çdo operacion tjetër kemi kapjen e atyre në nivelin e ulët në kategorinë e krimit. Nuk kemi kapjen e personave që i drejtojnë këto grupe. Tjetër lajm shqetësues është vdekja e dy të moshuarve në Dropull. Policia thotë ‘për shkak të dhunës ndaj tyre’. Siguria publike është kthyer në tmerr, përditë vijnë raste të tilla. Prej vitesh niveli i kriminalitetit është i lartë. Ngjarjet kriminale kanë nxjerrë në paftësinë e policisë. Kriminelët e shpallur në kërkim kapin prej veshi policinë, ndërkohë që policia duhet të bëjë të kundërtën. Ministria e Brendshme duket sikur është e pafuqishme për të reaguar në çdo rast.

Cili është plani i qeverisë për të luftuar kriminalitetin, cilat janë objektivat nëse ka plan? Cilat janë masat që ka marrë qeveria për krimin e organizuar? Nëse keni shifra, sa ka qenë kostoja dhe numri i punonjësve të policisë? Cilat janë masat që ka marrë qeveria për emigracionin e paligjshëm, trafikun e drogës? Sa shqiptarë jetojnë sot në emigracion? Sky ecc, sa punonjës të policisë janë vetë deklaruar dhe sa e kanë përdorur këtë? A ka ministra në dijeninë tuaj që përdorin të njëjtat telefona? Duket sikur sovraniteti i është dorëzuar bandave.”, tha Salianji.

Këtyre pyetjeve, Balla u përgjigj duke thënë se “Le të shërbejë kjo interpelancë si një llogaridhënie nga unë. Lajm i më i përhapur sot është certifikimi kombëtar i një destinacioni i sigurt turistik. Shqipërisë i është pastruar imazhi i nxirë i një periudhë shumë vjeçare. Vende me nivele të larta sigurie… janë turistë të cilët ndihen të sigurt në Shqipëria. Fillojnë me fjalinë “siguria”, dalin  natën dhe nuk kanë frikë. Siç ndodh sot në disa kryeqytet evropiane ku nuk del dot natën. E kemi mbyllur vitin 2023 me 0 ngjarje kriminale fatale me vizitorët e huaj dhe duhet ta ruajmë këtë trend pozitiv. Vizioni Shqipëria 2030 është te jemi kampion i sigurisë në Ballkan me 0 ngjarje kriminale.

Ju kërkoj më shumë mbështetje për Policinë e Shtetit. Më 12 korrik do të rriten pagat e policisë. Rezultatet e krijuara deri tani është sundimi i ligjit ndaj krimit të organizuar. Në territorin  vendin tonë s’mund të ketë të fortë mbi ligjin”.




Skip to toolbar