Disfata ndaj Dinamos dhe starti i dobët në kampionat, Chelsea shkarkon trajnerin Tuchel

Më të fundit


Thomas Tuchel nuk është më trajner i Chelsea me klubin londinez që ka vendosur ta shkarkojë teknikun gjerman për shkak të rezultateve të dobta në këtë fillim sezoni.

Blutë e Londrës u mposhtën së fundmi edhe në Champions League nga modestët e Dinamo Zagreb ndërsa në Premier League në gjashtë javët e para pësuan dy humbje që rënduan bilancin e Tuchel.


Në këtë formë, drejtuesit dhe pronari i ri i anglezëve, Todd Bohely mori vendimin ekstrem në lidhje me teknikun 49-vjeçar.

Tuchel ishte në krye të Chelsea prej vitit 2021 ndërsa arriti të drejtonte skuadrën në një sukses të madh si triumfi në Champions League para dy sezoneve./supersport




Skip to toolbar