Dita e parë e vaksinimit të hapur, Manastirliu: Qendrat të hapura deri ne orën 20:00

CORONAVIRUS


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se vaksinimi antiCOVID I hapur po ecën me ritme shumë të mira, duke publikuar foto të vaksinimit nga i gjithë vendi.

Manastirliu shkruan se qendrat do të jenë të hapura deri në orën 20:00, për të gjithë ata që nuk kanë patur mundësi të shkojnë gjatë paradites.
“Vaksinimi i hapur +18 vjeç po ecën me ritme shumë të mira në të gjithë vendin, teksa stafet mjekësore do të jenë në shërbim deri në orën 20:00 në qendrat e vaksinimit??

??‍?Deri tani janë mbi 25 mijë aplikime në e-Albania.

***Vaksinimi në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Korçë, Mallakastër, Pukë, Bulqizë, Kukës.

ShqipëriaBuzëqesh’ –

shkruan Manastriliu.

Ditën e sotme ka nisur për moshën mbi 18 vjeç dhe qendrat e vaksinimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 – 20:00. Qytetarët mbi 18 vjeç mund të paraqiten pranë pikës më të afërt të vaksinimit, për të bërë vaksinën në dy ditët e hapura të vaksinimit, më 29 dhe 30 Qershor nga ora 08:00-20:00, me kartën e identitetit.



Skip to toolbar