Dogana bllokon 24700 litra naftë pa akcizë në Cërrik

AKTUALITET


Pas njoftimit nga grupi i kontrollit të GFI-i Albania, strukturat doganore kanë bllokuar një sasi prej 24700 litra karburant i llojit “naftë” në masën 26% Fail (e pamarkuar), në një subjekt në Cërrik. Vlera e munguar e detyrimit doganor për mospagim të akcizës si dhe penaliteti kap shifrën e 6.8 milionë lekëve.

Në këto kushte Drejtoria e Hetimit ngriti grupin hetimor ku u kryhen veprimet e para hetimore si sekuestrimi i dokumentacionit, marrja e deklarimeve nga personat përgjegjës, këqyrja e vendngjarjes, plumbosja e depozitave dhe distributorit që shërbente për furnizimin me karburant, si dhe u morën mostra për analiza të mëtejshme. Nga ana e subjektit nuk u vunë në dispozicion mostrat etalon të sasisë së karburantit sipas faturave të blerjeve.


Për këtë rast u përgatit referimi për Prokurorinë e Elbasanit për veprat penale të “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.




Skip to toolbar