Dosja Beleri/ Jupi: Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri nuk duhet të kushtëzohen nga një individ i caktuar

Më të fundit


Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Taulanda Jupi e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Referuar situatës në bashkinë e Himarës, ku Fredi Bleleri ndodhet në burg, Jupi tha se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi nuk duhet të kushtëzohen për shkak të një individi të caktuar.


Kujtojmë se këtë të mërkurë raportuesja e Parlamentit Evropian për Shqipërinë kritikoi bllokadën që Athina i vendosi Tiranës në Bruksel, duke thënë se nëse të gjithë do të silleshin siç Greqia po sillet për rastin e Fredi Belerit, bota do të ishte e tmerrshme.

“Skena politike duhet të reflektojë mirë. Me hapat që janë marrë, jemi hapa mbrapa. Ligji i dekriminializimit ka qenë arritje e mirë e PD që nxori jashtë jo pak zyrtarë të lartë. Vazhdon të jetë Himara që nuk i shërben interesit publik, por segmenteve të caktuara.

Nuk jemi qytetar të rastit të dytë. Vetë zhvillimet gjeopolitikët që kanë të bëjnë me Himarën duhet të kalojnë vullnetin politik mes dy palëve. Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri nuk duhet të kushtëzohen për një individ të caktuar.”, tha ajo. /abcnews.al




Skip to toolbar