Dosja “Tërmeti”, Gjykata lë në burg 9 të arrestuarit

AKTUALITET


Gjykata e Durrësit ka lënë në burg nëntë tëarrestuarit që dyshohen që kanë përgjegjësi për shembjen e ndërtesave, ku humbën jetën 23 persona nga tërmeti në Durrës.

Ish-drejtori i ALUIZNI-it në Durrës, Arben Isaku, drejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda si dhe shumë zyrtarë të tjerë apo ndërtues, janë njohur me masën e sigurisë nga Gjykata e Durrësit.


Në momentin e dhënies së masës së sigurisë, Gjykata tha se kjo masë merret për shkak të rrezikshmërisë për largimin e të dyshuarve, kështu që u vendos të lihen në “burg pa afat”. Pas leximit të masës së sigurisë, një nga familjarët e të arrestuarve ka pësuar gjendje të fikëti, ndërsa të pranishmit i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ndaj tyre janë ngritur akuza si “vrasje në rrethana cilësuese”, konkretisht për dy ndërtues dhe “shpërdorim detyrëe” me pasojë “vrasjen me dashje” të 23 personave në rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Më poshtë lista e personave që u lanë në burg.

Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,

Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të INUK Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh,

Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Ahmet Doda, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme,

Rruzhdi Xheka, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”,

Avdulla Osmani, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”,

Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh,

Nevjana Isufi, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.




Skip to toolbar