“Duhet ndarje e riskut”, Malaj: Askush s’e përballon dot vetëm barrën e dëmeve

POLITIKË


Profesori i Ekonomisë Arben Malaj tha se është shumë e nevojshme krijimi i një bazë ligjore që të përmirësojë por dhe zhvillojë kompanitë e sigurimeve. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Malaj cilësoi se në skemat e sigurisë së jetës dhe pronës përfshihet solidariteti por edhe ndarja e riskut pasi vetëm kompania, individi apo edhe shteti nuk e përballon dot i vetëm barrën e dëmeve. Ai theksoi edhe rëndësinë e zhvillimit të kulturës së komunikimit në raste fatkeqësisht dhe mësimit të qytetareve se siguracioni nuk është një pagesë e kotë, por e rëndësishme për të përballuar fatkeqësi natyrore si përmbytje, tërmeti, zjarri etj.

Në një ekonomi që bëhet gjithmonë e pasiguritë për shkak të shtimit të fatkeqësive natyrore , biznesi më i sigurt është ai i sigurimeve. Te ne ka ende vend për ta rregulluar dhe përmirësuar atë. Skemat e sigurisë qoftë e pronës qoftë e jetës kanë dy tipare kryesore. E para është skema solidare dhe e dyta bazohet në ndarjen e riskut ku as shteti, as individi dhe as kompanitë e sigurimit nuk mund ta mbajnë dot të gjithë barrën të vetëm. Duhet të mësoheni të bëjmë siguracionin e shtëpisë dhe të jetës. Pas tërmetit kultura e komunikimit është gjithashtu e rëndësishme. Të paktën AMF, kompanitë siguruese, shoqata e banka duhet të sqaronin banorët pasi ishin në panik dhe nuk dinin asgjë në lidhje me sigurimin që kishin bërë dhe përftimin që kishin. Rolin kryesor në marrëdhënie me publikun e ruan një institucion publik që krijohet me ligj të veçantë që është AMF dhe pastaj hapat e tjerë deri sa njerëzit të sqarohen për situatën” u shpreh Malaj.


Edhe për analistin Eduard Zaloshnja duhet të krijohet një bazë ligjore dhe rritje e kulturës së kryerjes së sigurimit te qytetarët si në SHBA. Zaloshnja bëri një krahasim ku tregoi se në Kaliforni që është një zonë rreziku tërmetesh, banorët duan të sigurohen por kompanitë nuk pranojnë dhe në këtë mënyrë ka ndërhyrë shteti për të plotësuar subvencionimin e dëmit. “Në SHBA njerëzit duan të sigurohen, ndërsa janë kompanitë e sigurimit ato që nuk pranojnë sigurimin në zona të caktuara. Në këto zona, ndërhyn shteti që mbështet sigurimin duke plotësuar pjesën e dëmeve që nuk mbulon kompania”, tha Zaloshnja. / Real Story




Skip to toolbar