Durrës, pallatet para 1993 do riparohen të gjitha

AKTUALITET


Të gjitha pallatet në Durrës të ndërtuara përpara vitit 1993 do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Kjo u vendos gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak Durrës, ku u ngrit një grup pune me 100 punëtor me afat 3 mujor. Ata do të riparojnë dhe meremetojnë të gjithë pallatet e ndërtuara para vitit ’93 që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë mbledhjes u vendos gjithashtu edhe disa ndryshime në bonusin e qirasë që do të përfitojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale, ku shumë banesa dhe pallate u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan.



Skip to toolbar