Dvorani dhe Marku: Xhaferllari, pa moral për Kushtetuesen

AKTUALITET


Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe kreu i KED, Adrian Dvorani kanë deklaruar gjatë lejimit të Marsida Xhaferllarit për kandidate si anëtare e Gjykatës Kushtetuese se ajo nuk i plotëson kriteret për vlerat themelore të gjyqtarit dhe pritshmëritë e publikut mbi integritetin moral.

“Në cilësinë e anëtarëve të KED vlerësojmë se për sa i përket kategorisë së kritereve dhe vlerësimit të përfshirë në “meritat morale”, konkretisht lidhur me integritetin etik dhe moral, si dhe reputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve, pavarësisht aftësive të vlerësuara profesionale, nisur nga të dhënat që rezultojnë nga procesi i verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturës, Marsida Xhaferllari nuk i përmbush elementët mbi vlerat themelore të gjyqtarit dhe pritshmërinë e publikut mbi integritetin etik dhe moral dhe reputacionin që duhet të gëzojë personi, i cili kandidohet për ushtrimin e funksionit kushtetues të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, deklarojnë Dvorani dhe Marku.


Po ashtu, ata e kanë kritikuar Xhaferllarin edhe për komunikimin që ajo ka përdorur me KED, kështu që e kanë vlerësuar me zero pikë lidhur me “meritat morale”.

“Një pjesë e rëndësishme e reputacionit të kandidatit lidhet me perceptimin. Në krijimin e këtij perceptimi ndikon edhe mënyra sesi kandidatja ka komunikuar me Këshillin, duke paragjykuar dhe anatemuar punën e tij. Citoj ndër të tjera “ajo që realisht më shqetëson është instrumentalizimi i KED dhe zhvillimi i një procesi të parregullt dhe persekutues me qëllimin e montimit të një pengese inekzistente të kandidimit tim për të më eliminuar padrejtësisht nga konkurrimi, duke u bazuar nga konsiderata të të tretëve që ndikojnë në procesin, që me Kushtetutë, duhet të administrohet nga KED”. Për rrjedhojë, këto përfundime, detyrimisht reflektohen në vlerësimin dhe pikëzimin e ulët për këtë kandidate, lidhur me ‘meritat morale’, më konkretisht lidhur me kriterin vlerësues të reputacionit që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve, integritetit etik dhe moral”, shprehen Dvorani dhe Marku në argumentimin e tyre.




Skip to toolbar