“Dy shenja komunikimi që më bëjnë pesimist për marrëveshjen”

POLITIKË


Analisti Alfred Lela ka kritika për opozitën në raport me qëndrimin për marrëveshjen me mazhorancën për reformën zgjedhore. Lela tha se janë dy shenja komunikimi që e bëjnë pesimistë, duke iu referuar mundësisë për protestë në shkurt dhe mungesës së një qëndrimi për paktin. Lela u shpreh se Basha duhet të ndajë mendjen, o t’i japi demokratëve paktin ose protestën.

“Duket sikur jam kritik me marrëveshjen por nuk e kam absolutisht me opozitën. Mendoj si çdo i djathtë, se problemi më i madh gjithmonë është qeverisja cilado qoftë jo më në këtë rast që është një problem 1 milion herë më i madh dhe në kushtet e vendit si i joni. Shenjat që më bëjnë pesimist janë shenja komunikimi; Zoti Basha ka mbledhur kolegjin e kryetarëve dhe ka marrë një vendim që të bëjë një protestë në shkurt. Tani je duke bërë pakt apo protesta. Kujt je duke i thënë je budalla dhe kujt je duke i thënë je naiv? Demokratëve? Demokratët i kanë bërë ato beteja me kurrizët e tyre mo zotëri, kanë dalë në shesh, në shi, në diel. Kanë ardhur nga rrethet, kanë ardhur me fugonë. Kujt ia thua kam bërë një marrëveshje dhe hajdeni dilni me mua në protestë. Duhet ta ndash. O do i japësh popullit demokrat dhe shqiptarëve marrëveshjen e t’i flasësh për shenjtërinë dhe brohoritjen e të mirën e paktit o jepi protestën”, deklaroi Lela.





Skip to toolbar