Dyshime për spiunazh, Stoltenberg: Kemi dëbuar nga NATO shumë punonjës rus gjatë viteve të fundit

BOTA


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild të premten, deklaroi se vitet e fundit, shumë punonjës të misionit rus janë dëbuar nga selia e NATO-s për shkak të dyshimeve për spiunazh.

“Ne kemi parë që shërbimet e inteligjencës ruse kanë operuar nëpër vendet europiane për shumë vite. Ne po shohim gjithashtu përpjekje për të rritur aktivitetet e tyre, por sigurisht, aleatët e NATO-s po monitorojnë, duke e ndjekur situatën nga afër”, shtoi ai.


Sipas Stoltenberg, shërbimet e inteligjencës ruse kanë operuar nëpër vendet evropiane për shumë vite, ndërsa aleatët e NATO-s po monitorojnë, duke e ndjekur nga afër.”

Komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për dëbimet e rusëve nga selia e NATO-s i referohen incidenteve të viteve të fundit, jo të muajve të fundit, siç u raportua fillimisht nga e përditshmja gjermane Bild, tha të premten aleanca.

“Rusia pezulloi misionin e saj në NATO në tetor 2021. Në një intervistë për Bild këtë javë, Sekretari i Përgjithshëm iu referua hapave të ndërmarra gjatë viteve të fundit,” tha një zyrtar i NATO-s.




Skip to toolbar